Kushte të rënda, sidomos për punëtorët në ndërtim NULL NULL 01.05.2015 17:06 01.05.2015 17:06 17 raste kanë përfunduar me fatalitet në vendin e punës deri në vitin 2012, kryesisht punëtorë të sektorit të ndërtimit. Këto janë të dhënat që Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim i ka siguruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku sipas tyre i bie përafërsisht 48 raste që përfundojnë me vdekje në 100 mijë punëtorë. Gjithë këto shqetësime lidhur me pasigurinë e punëtorëve në vendet e tyre të punës i shprehi sot në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në një konferencë për media Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, transmeton kp. Hulumtuesi i CRDP-së Rron Gjinovci tha se në bazë të statistikave të Agjencisë e cila punon në Zyrën e Kryeministrit, papunësia në Kosovë në vitin 2014 ka qenë 35.1 për qind, kompani ndërtimi të regjistruara në Kosovë deri në vitin 2014 janë 5 mijë e 140, punëtorë të ndërtimit të regjistruar deri në vitin 2014 janë 5 mijë e 416, numri i lëndimeve serioze deri në vitin 2012 është 17 raste që kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa numri i personave me lëndime të rënda trupore ka qenë 34. “Ne kemi arrit me pa që ka mungesë kontratash, sa herë që i kemi pyetur punëtorët për kontratat, kanë thënë që kanë kontrata, por nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë ato kontrata dhe ne dyshojmë që kontratat nënshkruhen dhe ato i mban punëdhënësi dhe jo punëmarrësi gjë që ndikon që punëtorët të mos kenë dokumente me të cilat me ushtru padi ndaj pronarëve të tyre, por edhe nëse një punëtor do ta bënte ndonjë padi ndaj pronarit fakti që në Kosovë prej vitit 1999 janë 5000 lëndë të pazgjidhura është dekurajues për cilindo që lënda e tij ka me shku deri në fund dhe ka me përfundu brenda një afati të shkurtë”, tha Gjinovci Sipas CRDP-së Kosova ka në tërë territorin e saj 52 inspektorë të punës. Ky është numri më i vogël i mundshëm në këto rrethana të punës. Me këtë numër të inspektorëve ku përfshihen të gjitha llojet e inspektimeve, është e pamundur të mbikëqyret sidomos sektori privat i cili është shkelës i madh i të drejtave të punëtorëve. Shumë kompani në Kosovë pengojnë edhe ndërtimin e sindikatave për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Kështu që CRDP pret që së shpejti të rritet numri i inspektorëve dhe të krijohen sindikatat për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days