Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kushëriri i Messi-t dyshon se ai do të rikthehet në Argjentinë

NULL NULL
14.05.2020 15:24

Kushëriri i Lionel Messi-t, Maxi Biancucchi, ka shprehur dyshimet e tij se “Pleshti” do të kthehet të luajë në Argjentinë te Newell’s Old Boys.

“Nëse nuk do të ishte për pasiguri, nuk kam dyshim se ai do të luante në Argjentinë, e që është gjëja e vetme që e prek atë kur vjen puna te rikthimi”, ka thënë Biancucchi për Ataque Futbolero përmes Ole.

“Është ëndrra ime që të mund ta shoh Leo-n te Newell’s, por më duket e komplikuar .Është e vështirë, imagjino që Messi luan një Klasike, fëmijët duan që të shkojnë në shkollë…qytetet bëhet ferr”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.