Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush u “dogj” nga shorti i Champions League?

NULL NULL
14.12.2015 20:38

Sot pas tërheqjes së shortit për fazën e eliminimit direkt të Champions League, janë komentuar edhe sfidat që nxori ky short.

Nga kjo mediat ndërkombëtare shkruajnë më së shumti për sfidën Arsenal – Barcelona.

Kjo pasi skuadra londineze në vitet e fundit është përballur më së shumti me katalonasit, përballja me ta ka qenë e tmerrshme. Arsenal ka dështuar të kalojë këtë fazë në pesë vitet e fundit, ndërsa për dështimin e tyre ka kontribuar shumë edhe ekipi që tash udhëheq Luis Enrique.

Ndërsa shorti ka nxjerr edhe përballje tjera të vështira për disa skuadra. Roma do të ketë punë të vështirë me Real Madridin. Pastaj sfidë interesante do të jetë PSG-Chelsea, dhe përballja tjetër Juventus – Bayern Munich.

Më së shumti nga shorti duket se pësoi skuadra e Arsene wenger, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.