Kush po vuan më së shumti për rrymë në Evropë? (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush po vuan më së shumti për rrymë në Evropë? (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 16/08/2022

Olaf Scholz shkoi te turbina e Nord Stream 1 që gjendet në Berlin për të demantuar Rusinë se nuk ka asnjë telash me gypat e gazsjellësit, për çfarë është arsyetuar Moska.

I zënë ngushtë nga reduktimet e Kremlinit, që dikur furnizonte 50 për qind të vendit, kancelari gjerman, u përgatit për një dimër të vështirë, derisa u detyra të paguajë goxha shtrenjtë për sasinë vogël të gazit që lëshoi Gazpromi, njofton Klan Kosova.

Madje, edhe objektet ikonike të vendit i lanë në terr në përpjekje për të kursyer rrymën derisa familjet gjermane u detyruan të paguajnë 62.3 për qind më shumë duke u bërë vendi me faturën me çmimin më të lartë në Bashkimin Evropian.

Për të përballuar këtë krizë qeveria ndau subvencione prej 15 miliardë eurosh për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndihmë financiare prej 45 miliardë euro për njerëzit me kosto të ulët të jetesës ka ndarë edhe Franca e cila po ashtu po përballet me krizë energjetike.

Megjithatë, qeveria detyroi institucionin shtetëror të energjisë, “Électricité de France” të kufizojë rritjen e çmimit të shitjes me shumicë në 4 për qind për një vit.

Me këso telashe po përballet edhe Zvicra.

Në korrik, drejtori i shoqatës së kompanive të energjisë elektrike atje paralajmëroi se vendi mund të detyrohet për ndërprerje rajonale të rrymës katërorëshe.

Ndërkohë, mungesën e këtij produkti Spanja po synon ta tejkalojë me uljen e TVSH-në në faturat nga 21 për qind në 10 për qind.

Strategji të njëjtë kanë zgjedhur edhe polakët që ulën tatimin në zero përqind në gaz, ushqime e plehra.