Kush po iu flet nxënësve për Zotin? (VIDEO) NULL NULL 24.03.2025 20:13 24.03.2025 20:13 Incizimi i siguruar nga emisioni Kiks Kosova zbulon një dialog mes drejtorit dhe mësimdhënësit të shkollës fillore “Enver Maloku” në Podujevë, ku Arton Behrami, mësimdhënësi, i thotë drejtorit se ai vjen i dehur në shkollë, ndërsa Agim Hamza, drejtori, ia pohon një gjë të tillë. Kiks Kosova udhëtoi për në Podujevë dhe provoi çdo formë për të marrë një qëndrim të drejtorit të shkollës, Agim Hamza, lidhur me të gjitha akuzat drejtuar atij, mirëpo udhëheqësi i shkollës ishte i pa qasshëm. Mbi këto dyshime, ekipi i Kiks Kosova, foli edhe me disa prej nxënësve që i takoi në afërsi të shkollës. Ndryshe nga drejtori i tij, mësimdhënësi Arton Behrami akuzohet nga Hamza për mungesë të plan-programit mësimor, mos-paraqitje në mbledhje të shkollës e shpjegim të temave të tjera jashtë programit mësimor, mirëpo Arton Behrami, mësimdhënës në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë duket se ka tjetër imazh para nxënësve të tij. KIKS Kosova bisedoi me nxënësit e kësaj shkolle lidhur me mungesat e përmendura për mësimdhënësin e gjuhës angleze, Arton Behrami. Megjithatë, njëri nga nxënësit që foli për emisionin, ka thënë se mësimdhënësi i gjuhës angleze, iu flet për fe pas orëve mësimore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.