Kush mungoi në festën e 34-vjetorit të PS-së? NULL NULL 19.06.2025 23:54 19.06.2025 23:54 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Partia Socialiste festoi me 1 javë vonesë 34-vjetorin e krijimit të saj, për shkak të mungesës së kryetarit të saj, Edi Rama, i cili ndodhen në SHBA kur mori pjesë në dasmën e djalit të George Soros, Aleks. Mes shumë personazhesh të PS, të vjetër e të rinj, nga Gramoz Ruçi e deri te Sara Mila, kandidatja më e votuar në zgjedhjet e fundit, në festë u vu re mungesa e Pandeli Majkos, shkruan A2 CNN. Ish-kryeministri nuk do të jetë më në Parlamentin e ri që nis në shtator, pasi nuk arriti të merrte votat e duhura në listën e hapur për të siguruar mandatin. Në festë nuk ishin të pranishëm edhe Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Toni Gogu. Por ndërsa mungesës së Majkos nuk i dihet arsyeja, tre deputetët janë të justifikuar, pasi kanë qenë në Strasburg, ku morën pjesë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, transmeton Klankosova.tv. “Edhe ata që nuk janë të pranishëm, janë pjesë e pandashme e kësaj familjeje të madhe politike. Festa është edhe më e veçantë pasi vjen pas një fitore shumë domethënse për Partinë Socialiste”, tha Rama në fjalën e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025