Kush janë njerëzit në kuvend e qeveri që “dinë që dinë” e “s’dinë që s’dinë”, sipas Abdixhikut (VIDEO) NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të kuvendit ka dhënë një version interesant, ku tha se në politikë janë katër lloje të njerëzve. Sipas Abdixhikut, grupi i parë i njerëzve është i atyre që din që din, grup ky në të cilin sipas tij, bën pjesë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca. “Kryetarin Konjufca e konsideroj si të tillë. Një njëri që din që din, prandaj edhe e respektoj”. “Grupi i dytë është i atyre që s’dinë që dinë, pra nuk janë të vetëdijshëm që s’dinë prandaj edhe duhet me i inkuraju” “Grupi i tretë është i atyre që e dinë që s’dinë, ia dinë hallin vetes, prandaj s’flasin”, është shprehur Abdixhiku, njofton Klankosova.tv Por, sipas të parit të LDK-së, tri grupet e para të njerëzve në politike nuk janë të dëmshëm, por i dëmshëm është grupi i katërt e në të cilin, sipas tij, bëjnë pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja. “Të dëmshëm janë grupi i katër, ata që s’dinë që s’dinë. Nuk janë të vetëdijshëm që nuk po dinë. Dhe këto argumentet e ministrit të Financave, pastaj të shefes së grupit parlamentar e kryetarit të komisionit për Buxhet dhe Financa janë të tilla”, është shprehur Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.