Kush janë “nepo baby made in Kosova”? NULL NULL 13.01.2023 13:32 13.01.2023 13:32 Këtë javë në Podcast Lifestyle me Gonxhen, i ftuar ishte gazetari Vullnet Krasniqi, për të biseduar rreth “nepo baby”, një teme që për herë të parë po diskutohet në mediat tona. “Nepo baby” është një bashkim i dy fjalëve që nënkupton se një person i famshëm, është fëmija i një personi edhe më të famshëm. Ata i përkasin çdo grupmoshe dhe profesioni, mjafton vetëm të kenë prindër të suksesshëm. Fëmijët e njerëzve të famshëm kanë një aurë të lezetshme dhe njerëzit janë kuriozë për të mësuar më shumë për ta, pa e menduar se a kanë ndonjë talent, por mjafton fama e prindërve për t’ua dhënë një dorë të mirë në ngjitjen në karrierë. Rrjetet tona sociale dhe mediat janë të dominuar me fëmijët dhe rejat e këngëtarëve të Kosovës. Çdo ditë njoftohemi me nga një “nepo baby” prurje të re në showbiz-in vendor. Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni linkun më poshtë: