Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kush jam unë” sot në Prishtinë

NULL NULL
27.05.2015 09:00
Në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, sot do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “Kush jam unë”, me regji të Selmon Behës dhe Jeton Rushitit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Shfaqja e këtij dokumentari i paraprin Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që mbahet për të katërtën herë në Kosovë dhe mbledh përfaqësues të komuniteteve fetare nga Kosova dhe vende të tjera të botës.

Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar.

“Kush jam unë” është një film që përfshin rrëfime të kosovarëve të rinj dhe sfidat e tyre në kërkim të identitetit, përtej identiteteve të konstruktuara shoqërore.

Filmi është ndërtuar përmes personaliteteve të ndryshme shoqërore dhe politike dhe elaboron përpjekjet e tyre drejt një të ardhme të begatë, duke ruajtur sensin e humorit dhe optimizmin e madh.

I xhiruar përgjatë dy viteve, filmi sjell rrëfimet e artistit kosovar Petrit Halilaj, muzicientit Bajram “Kafu” Kinolli, zëvendësministrit të Punëve të Jasht me Petrit Selimi, Dijana Simijonoviq nga Graçanica, Rajmonda Sylbije nga komunitetet LGBT, këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe të pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë kosovare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.