Kush ishte personi që rrezikoi Shtëpinë e Bardhë derisa Trump mbante konferencë?

Kush ishte personi që rrezikoi Shtëpinë e Bardhë derisa Trump mbante konferencë?

1 muaj më parë

Autoritetet thonë se një oficer i Shërbimit Sekret me uniformë qëlloi dhe plagosi një burrë gjatë një konfrontimi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo bëri që presidenti Donald Trump të nxirret shpejt nga konferenca për media që ishte duke e mbajtur, njofton Klan Kosova.

Shefi i Divizionit të Uniformuar të Shërbimit Sekret, Tom Sullivan, bëri një deklaratë, por nuk pranoi pyetje.

Ai tha se kompleksi i Shtëpisë së Bardhë nuk u shkel dhe se askush nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret nuk ishte në rrezik.

Sullivan thotë se burri kishte pretenduar se ai ishte i armatosur dhe u shfaq i gatshëm për ta shkrepur para se oficeri ta qëllonte.

Sullivan nuk konfirmoi nëse ai burrë kishte qenë me të vërtetë i armatosur.