Kush ishte nëna e Mbretëreshës Elizabeth II? (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush ishte nëna e Mbretëreshës Elizabeth II? (FOTO)

NULL NULL
19/09/2022

Më 30 mars 2022, u mbushën 20 vjet që kur një nga figurat më të rëndësishme në jetën e Mbretëreshës Elizabeth II, nëna e saj ndërroi jetë në moshën 101-vjeçare.

Vdekja e saj erdhi më pak se dy muaj pasi motra e vogël e saj, Princesha Margaret, vdiq më 9 shkurt 2002, në moshën 71 vjeçare. Këto humbje të njëpasnjëshme i paraprinë Jubileut të Artë të atij viti, duke e bërë 2002 një vit të tmerrshëm dhe të lumtur për mbretëreshë.

Si ishte fëmijëria e Nënës Mbretëreshë?

Sipas faqes së internetit të familjes mbretërore, Nëna Mbretëreshë (Elizabeth Angela Marguerite Bowes-Lyon) lindi më 4 gusht 1900 dhe i kaloi vitet e hershme të fëmijërisë në St.Paul’s Ëaldenbury në Hertfordshire, që ishte shtëpia e prindërve të saj. Familja Bowes-Lyon e ka prejardhjen nga Shtëpia Mbretërore e Skocisë.

Kur babai i saj trashëgoi Earldomin në 1904, ajo u bë Lady Elizabeth Bowes-Lyon.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, një nga vëllezërit e saj, Fergus, u vra në Betejën e Loos në vitin 1915.

Për të dhënë kontribut në luftë, Elizabeth  ndihmoi pacientët në Kalanë Glamis e cila i përkiste familjes së saj, por ishte kthyer në spital gjatë luftës.

Duke u rritur, Elizabeth dhe motrat e saj më të mëdha kishin qenë miqësore me fëmijët e Mbretit George V dhe Mbretëreshës Mary dhe me raste anëtarët e familjes mbretërore qëndronin në Kështjellën Glamis, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Marrëdhëniet ishin aq miqësore mes familjeve, sa që në vitin 1922 Elizabeth shërbeu si shoqëruese e nuses në dasmën e princeshës Mary, e cila do të bëhej kunata e saj. Vitin tjetër, në janar të vitit 1923, u bë fejesa e Elizabeth me Dukën e Jorkut, mbretit George V, të cilit para Elizabeth i ishin propozuar shumë gra të tjera, por ai e donte Elizabethin.

Martesa e Nënës Mbretëreshë me Mbretin George VI

Duka i Jorkut u martua me Zonjën Elizabeth Boëes-Lyon më 26 prill të vitit 1923, në Westminster Abbey. Në një moment prekës që tani përsëritet nga të gjitha nuset mbretërore, ajo vendosi buqetën e saj të dasmës në Varrin e Luftëtarit të Panjohur në kujtim të vëllait të saj, Fergus i vrarë gjatë luftës.

Gati tre vjet më vonë, fëmija i tyre i parë, Princesha Elizabeth, lindi më 21 prill të vitit 1926, ndërkaq Princesha Margaret më 21 gusht 1930.

Mbreti George V vdiq në janar të vitit 1936 dh  në fund të vitit, vëllai i madh i Dukës së Jorkut, Mbreti Edëard VIII, hoqi dorë nga froni më 11 dhjetor, duke e bërë vëllain e tij Albertin, Dukën e Jorkut, Mbretin George VI. Dukesha e Jorkut u bë Mbretëresha Elizabeth.

Nëna Mbretëreshë si Mbretëreshë

Nga viti 1936 deri në vitin 1952, Mbretëresha vizitoi shumë vende.

Shpërthimi i luftës natyrisht që ndryshoi prioritetet e monarkisë. Kur iu sugjerua Mbretëreshës që ajo dhe vajzat e saj të vogla, Elizabeth dhe Margaret, të evakuoheshin në Amerikën e Veriut ose Kanada, Mbretëresha tha: “Fëmijët nuk do të shkojnë pa mua. Nuk do të largohemi”.

Mbretëresha ishte në Pallatin Buckingham kur u bombardua në shtator  të vitit  1940 dhe bombardimeve ajo tha: “Jam e kënaqur që jemi bombarduar. Më bën të ndihem se mund ta shikoj East End në fytyrë.”

Në vitin 1948, në përvjetorin e tyre të martesës, Mbreti Xhorxh VI foli për frymëzimin që kishte marrë nga martesa e tij. Me rënien e shëndetit të tij, paraqitja e fundit publike që ai dhe Mbretëresha bën pjesë së bashku ishte në maj 1951. Mbreti George VI vdiq më 6 shkurt të viti 1952, duke e lënë Mbretëreshën të ve në moshën 51 vjeçare.

Lidhja e saj me të bijën, Mbretëreshën Elizabeth II

Pas vdekjes së të shoqit dhe ngjitjes në fron të vajzës së saj, e quajtur gjithashtu Elizabeth, ajo filloi të njihej si Nëna Mbretëreshë, për të mos u ngatërruar me të bijën.

Nëna Mbretëreshë vazhdoi detyrat publike pas vdekjes së burrit të saj, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe jashtë saj, duke përfshirë mbi 40 vizita zyrtare jashtë vendit.

Pasi mbreti George VI vdiq, Nëna Mbretëreshë u zhvendos nga Pallati Buckingham dhe në Shtëpinë e Clarence në Pallatin e St. Në vitin 1953 ajo bleu Kalanë e Mey në Skocinë verilindore dhe kaloi shumë kohë atje.

Ajo e donte fshatin, sportin dhe garat me kuaj dhe ishte një peshkatare e zonja. Por, një nga rolet e saj më të rëndësishme ishte si nënë e Mbretëreshës Elizabeth II, me të cilën ndante një lidhje të thellë./Klankosova.tv.