20:10, 19 Gusht 2019

“Pushime për t’u harruar për Eugenio Galdon”. Kështu e nis spanjollja “El Confidencial”, artikullin për drejtuesin e kompanisë së telekomunikacionit ONO në Spanjë. Ai ishte pjesë e grupit të turistëve spanjollë, të cilët u sulmuan nga pronari i restorantit në Porto Palermo disa ditë më parë.

Galdon është milioner, pasuria neto e të cilit llogaritet deri në 310 milionë Euro. Ai është 69 vjeç dhe ka lindur në Kartagjenë. Galdon themeloi kompaninë e telekomunikacionit ONO, të cilën e shiti në vitin 2015.

Po atë vit, ai u largua nga fondi “Bruc Capital” për të investuar në infrastrukturë. Së bashku me Juan Bejar, ish drejtor ekzekutiv i FCC, kanë krijuar një kompani energjie. Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.
Galdon së bashku me tre anëtarë të tjerë të familjes dhe dy persona, pjesë e guidës, u sulmuan nga Mihal Kokëdhima, pronar i një restoranti ku turistët ishin ndalur për të drekuar.

“Ata ishin ndalur për të drekuar, por sipas burimeve shërbimi ishte vonuar dhe familja spanjolle kishte vendosur të shkonte diku tjetër për të ngrënë. Por kjo provokoi pronarin Mihal Kokëdhima, i cili vrapoi për të kërkuar Galdon. Ai u kërkoi atyre që të mos largoheshin ose të paguanin për ushqimin i cili po përgatitej. Por familja spanjolle ishte futur në makinë. Ky ishte momenti ku Kokëdhima humbi kontrollin dhe filloi të thyente xhamin e dritares”, shkruan El Confidencial.

Gazeta spanjolle u përpoq që të merrte një reagim nga Galdon, por pa sukses. El Confindecial shkruan më tej se ministri i Turizmit Blendi Kosi u takua me turistët spanjollë dhe u kërkoi falje për incidentin, shkr

Konkurs Pune

Lexo më shumë