10:00, 12 Shkurt 2019

Revista “France Football” do të publikojë të mërkurën një listë me ato që i konsideron si ekipet më të mira të botës aktualisht.

Në bazë të disa kritereve siç janë futbollistët e këtyre klubeve, historia, spektatorët në stadium, audienca televizive, fansat në rrjetet sociale, të ardhurat dhe shpenzimet – revista franceze ka përpiluar një renditje që do të shkaktojë debat mes tifozëve.

Shikoni më poshtë renditjen e dhjetë klubeve më të mira në botë duke u nisur nga vendi i fundit./Top Channel

10. Arsenal – 88 pikë

9. Manchester City – 89 pikë

8. Chelsea – 91 pikë

7. PSG – 94 pikë

6. Juventus – 107 pikë

5. Liverpool – 120 pikë

4. Bayern Munchen – 135 pikë

3. Manchester United – 151 pikë

2. Barcelona – 177 pikë

1. Real Madrid – 184 pikë