Lajmet e fundit
Këngëtari Flori Prenaj ka folur për rikthimin e tij në muzikë dhe projektin e fundit “Natën Vonë”.
Në emisionin e mëngjesit, në Klan Kosova, Prenaj tha se synon të publikojë vazhdimisht muzikë të re dhe të sjellë sa më shumë kreativitet në projektet e tij.
“Kam me qit këngë nonstop, kam me qit këngë të forta nonstop, kam me u mundu me qit këngë hala më të mira nonstop”, tha Prenaj.
Ai tregoi se albumi i ri do të përmbajë 12 këngë dhe se tekstet e projekteve i shkruan vetë.
Prenaj po ashtu foli për gjashtëvjeçarin larg muzikës, gjatë të cilit përfundoi studimet dhe masterin në marketing.