Kush është Arlinda Rushiti dhe si u prit rikthimi i saj në Kombëtaren e Kosovës në Tenis? (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush është Arlinda Rushiti dhe si u prit rikthimi i saj në Kombëtaren e Kosovës në Tenis? (VIDEO)

NULL NULL
02.02.2023 20:07

Tenistja shumë e talentuar, Arlinda Rushiti që është e renditur në pozitën 398 WTA Ranking rikthehet për ta përfaqësuar tenisin kosovar.

23-vjeçarja Rushiti kthehet të përfaqësojë Kosovën në BJC Cup pas 4 vitesh dhe pas tejkalimit të të gjitha pengesave të së kaluarës.

Rikthimi u arrit pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të Kryetarit të FTK-së, Jeton Hadërgjonaj dhe me mirëkuptim të menaxherit dhe sponsorit të saj, Kadri Bajrami.

Me renditjen e tashme 398 WTA dhe me moshën e re që e ka, Arlinda Rushiti me ekipin e saj dhe me ndihmën e sponsorëve e të Ministrisë së Sportit synon që të arrijë majat e tenist botëror.

Arlinda është shumë afër kualifikimit për në Grand Slam dhe në Lojëra Olimpike.

Në muajin prill në Portugali Arlinda Rushiti do të e prezantojë Kosovën në grupin Europa/Afrika II të BJC Cup.