Kush është Ardit Ferizi, kosovari që punonte për ISIS-in e u arrestua në Malajzi? NULL NULL 16.10.2015 09:30 16.10.2015 09:30 Policia e Malajzisë ka arrestuar një person mbi akuzat se u ka dhënë informacione mbi Ushtrinë Amerikanëve dhe stafit federal militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Autoritetet malajziane pas arrestimit kanë deklaruar se i arrestuari ka siguruar informata për ISIS-in për mbi 1000 persona të stafit ushtarak. Sipas Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personi në fjalë është identifikuar si Ardit Ferizi dhe është shtetas i Kosovës. Për Ferizin është deklaruar të jetë rreth të 20-tave dhe është arrestuar me 15 shtator. Shefi i policisë malajziane Khalid Abu Bakar ka deklaruar në pasditen e së premtes për Associated Press, se hetimet kanë dëshmuar që Ardit Ferizi ishte në kontakte të vazhdueshme me njërin nga liderët e Shtetit Islamik në Siri. “Përgjatë hetimeve e kemi zbuluar se i dyshuari ka komunikuar me njërin nga liderët e grupit terrorist të ISIS-it në Siri për disa herë, duke u dhënë atyre informacione mbi personelin e ushtrisë amerikane”, ka thënë policia malajziane shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Detajet që ai u jepte transferoheshin në njësinë operacionale të ISIS-it që më pas të përgatiteshin aksionet nga ta”. Ferizi i cili kishte shkuar në Malajzi në gusht të vitit 2014 për të studiuar shkenca politike dhe forenzikë në një institut privat në kryeqytetin Kuala Lumpur, do të gjykohet në Amerikë. Departamenti amerikan i drejtësisë ka deklaruar se ai është ekstraduar në SHBA dhe gjykimi do t’i bëhet në Prokurorinë e Virxhinias nën akuzën për hakim kompjuteri dhe vjedhje të informatave të identitetit. Nëse shpallet fajtor, Ardit Ferizit mund t’i shqiptohet dënimi deri në 35 vjet burgim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë