Kush është amerikani që pritet ta zëvendësojë ambasadorin Kosnett? (VIDEO) NULL NULL 04.07.2021 20:14 04.07.2021 20:14 Jeffrey Hovenier është propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Këtë detyrë ai pritet ta marrë posa të marrë dritën e gjelbër nga senati i shtetit më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova. Kështu amerikani do të vinte në Republikën me pavarësinë e së cilës është ngusht i lidhur. Hovenier ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qëndrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 19 minuta më parë