Kush e nervozoi Adele gjatë koncertit? (Video) NULL NULL 31.05.2016 11:40 31.05.2016 11:40 Nëse muzika e Adele na ka mësuar diçka, atëherë ajo është që super ylli nuk është aspak e ndrojtur për ta folur atë që e mendon – dhe ky është mësimi që një fanse e mori në mënyrë jo shumë të këndshme. Gjatë një ndërprerjeje të këndimit, Adele iu drejtua një fanseje në audiencë, e cila ishte duke e regjistruar koncertin me kamerë dhe i kërkoi që të ndalonte, e gjithë kjo derisa një tjetër fans arriti ta kap me kamerë këtë moment dhe e publikoi në rrjete sociale. “Po, dua t’i drejtohem po ashtu edhe asaj gruaje. A mund të ndalosh së filmuari me video kamerë, sepse unë me të vërtetë jam këtu në jetën reale. Shijoje koncertin live, meqë ka shumë njerëz jashtë që nuk mundën të hynë brenda”, tha Adele e nervozuar, derisa pjesa tjetër e publikut e përkrahën me ovacione, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja së fundmi e dha premierë videoklipin e këngës së saj të re “Send My Love (To Your New Lover) gjatë Billboard Music Awards. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.