Kush duhet ta rregullojë pemën e Vitit të Ri? NULL NULL 17.12.2015 11:30 17.12.2015 11:30 Jemi në periudhën më të bukur të vitit, ku çdo gjë duket se shkëlqen më shumë se kurrë. Dritat, zbukurimet, ngjyrat, atmosfera festive ndihet kudo, e kush më shumë se fëmijët janë të lumtur për ardhjen e vitit të ri. Rituali që pothuajse ekziston në çdo cep të botës është ai i vendosjes së pemës. Të gjithë mundohen ta bëjnë ambientin e tyre sa më të ngrohtë, festiv dhe të këndshëm. Por “mania” e disa prindërve për të pasur çdo gjë në përfeksion ndikon te fëmijët. Mos u mundoni ta rregulloni pemën sipas shijeve tuaja ku çdo zbukurim duhet të kombinohet me tjetrin dhe ju mos t’i lini fëmijët tuaj të marrin pjesë në rregullimin e pemës. Nuk është problem nëse “shijet” e tyre nuk janë estetike apo se bëjnë lëmsh zbukurimet. Ata presin me padurim një vit të tërë për të rregulluar pemën dhe pikërisht prindërit pengojnë këtë gjë. Dekorojeni pemën së bashku dhe merreni mendimin nga vogëlushii juaj që para se t’i blini dekorimet festive, njofton living.al. Vërtet pema dhe shtëpia nuk do jetë perfekte me çdo gjë sipas “syrit të të rriturit” por e rëndësishme është shpirti festiv që duhet të mbizotërojë në çdo shtëpi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.