Kush do të shpallet kampion Trepça apo Peja? NULL NULL 17.05.2023 13:58 17.05.2023 13:58 Nesër më 18 maj me fillim nga ora 20:00 në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të luhet ndeshja e pestë finale në mes të Trepçës dhe Pejës. Kjo ndeshje do ta vulos edhe kampionin e edicionit 2022/2023 në Prince Caffe Superligën. Cili do të jetë kampion do të kuptohet të enjten. Mitrovicasit dhe pejanët kanë triumfuar në ndeshjet si vendas. “Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83. Trepça për herën e fundit ishte shpallur kampione në vitin 2012, ndërkaq Peja në vitin 2013-të. Derisa këtë edicion skuadra nga Mitrovica fitoi Kupën e Kosovës ndërkaq ajo nga Peja ishte finaliste e Ligës Ballkanike. Për të ardhur në finale “Xehëtarët”, eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinë, derisa “Shqiponjat” eliminuan Golden Eagle Yllin. Ndeshja transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.