Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush do e flet sonte në “Minatori” gjuhën e kampionit?

NULL NULL
07.05.2025 13:28

Kryefjala e basketbollit në dy vitet e fundit, sonte synon t’i rikthehet lavdisë.

Trepça e cila në këtë periudhë fitoi të gjitha titujt ku garoi, finalen e madhe të Superligës për edicionin 2024/25, nuk e nisi mirë, njofton Klankosova.tv.

Bashkimi triumfoi në betejën e parë të përballjeve kulminante të Playoff-it, duke mundur mitrovicasit me rezultat 84-77.

Seria e finales vazhdon në “Minatori”, ku me mbështetjen e jashtëzakonshme të “Torcidës” dhe gjithë tifozëve në këtë palestër, basketbollistët e udhëhequr nga trajneri Adis Beçiragiq, synojnë ta neutralizojnë rezultatin, për të nis gjithçka nga fillimi.

Nga ana tjetër, prizrenasit të motivuar edhe më shumë pas sfidës së parë, udhëtojnë në qytetin verior të Kosovës, për ta dyfishuar avantazhin e krijuar të dielen në “Sezair Surroi”, raporton Klankosova.tv.

Trofeun e kampionatit elitar shtetëror në basketboll, e fiton ajo skuadër e cila rreshton katër fitore, ku maksimalisht mund të zhvillohen shtatë ballafaqime të ndërsjella, ose minimalisht vetëm katër.

Trepça – Bashkimi fillon në orën 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion.

Komentator, Agon Fehmiu, gazetare Ulpiana Emra.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.