Kusari: Sot përfundoi procesi i domosdoshëm për vendosjen e barazisë për punëtorët në sektorin publik - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kusari: Sot përfundoi procesi i domosdoshëm për vendosjen e barazisë për punëtorët në sektorin publik

NULL NULL
01.02.2023 15:43

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me miratimin e koeficientit për pagën në sektorin publik, përfundon një proces i gjatë dhe i domosdoshëm për vendosjen e barazisë, profesionalizmit dhe drejtësisë për të gjithë punëtorët në sektorin publik.

Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, tha se koeficienti do të sigurojë kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave.

“Ky proces, përveç se e rregullon kategorizimin në bazë të pozitave në tërë sistemin njëtrajtësisht, gjithashtu siguron kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave, pasi vlera e koeficientit lidhet me miratimin e buxhetit çdo vit kalendarik”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Ajo shtoi se tani do të angazhohen të punojnë për ngritjen e standardit dhe mbikëqyrjen e kushteve në sektorin privat.