Kusari-Lila shpallet “Qytetare Nderi” e Bajram Currit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kusari-Lila shpallet “Qytetare Nderi” e Bajram Currit

NULL NULL
17/05/2015
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila do të shpallet nesër “Qytetar Nderi” e Bashkisë Bajram Curri, njoftoi Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës.

Ceremonia e dorëzimit të titullit do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës “Dardania”. Mirëseardhjen Kusari Lilës zyrtarët e bashkisë së Bajram Currit do t’ia bëjnë në hollin e Muzeut Historik të Tropojës, ndërsa pas ceremonisë së dorëzimit të titullit ajo do të realizojë edhe një vizitë në Shkollën “Ali Podrimja.”