Kusari-Lila: Shëndetësia e ambienti problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët (VIDEO) NULL NULL 25.05.2023 22:12 25.05.2023 22:12 Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në “Rubikon” në Klan Kosova, tregoi që sipas saj cilat janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët. Ajo u shpreh se shëndetësia dhe ambienti janë problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës, përcjell Klankosova.tv. “Problemi më i madh me të cilin ballafaqohen qytetarët e Kosovës ka të bëjë me ofrimin, gjegjësisht me marrjen e asaj çfarë ata në fakt e presin në raport me shërbimet publike dhe kjo ka të bëjë aktualisht edhe me shërbimet shëndetësore”. “Gjithashtu edhe me pritjet për ndryshime në kualitetin e jetës, në këtë rast po flas për cilësinë e ajrit, për rregullimin, për qetësinë, të cilat në veçanti në zonat apo në vendet me koncentrim në qytete është pak më i padurueshëm sesa në vende të tjera”, u shpreh tutje Kusari-Lila. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023