Kusari – Lila: Serbia ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën veç kur u diskutua shkëmbimi territorial NULL NULL 23.03.2023 13:11 23.03.2023 13:11 Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshje nga procesi i dialogut me Serbinë, që më pas i janë shfaqur si sfida Qeverisë Kurti. Ajo tha se pala serbe s’ka bërë asnjë ratifikim të marrëveshjeve e mbi të gjitha ende sot e ka Kosovën në preambulë të Kushtetutës së Serbisë. “Një proces i cili ka kaluar pashmangshëm dhe me një qasje të drejtpërdrejt të ndërmjetësve të BE-së dhe ShBA-së, është barazia e palëve. Është trajtimi i shteteve qoftë edhe në aspektin nominal me emrat e tyre, Kosova dhe Serbia, e jo Prishtina dhe Beogradi”. “Gjithë kërkesa e juaj për njohje nga ana e Serbisë, ta krijon përshtypjen që kjo njohje ishte dikur, e tash u tërhoq ajo nga Serbia”, është shprehur Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se Serbia ka qenë e gatshme për ta njohur Kosovën veç në rastin kur është diskutuar shkëmbimi territorial. “Sot, aktualisht nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial mes Kosovës e Serbisë, Serbia është e gatshme të thotë se e njoh Kosovën, sepse thotë se “mora diçka”. Kjo ishte përshtypja që ishte krijuar në vazhdimësi në kompensim të diçkaje për këtë njohje. Kjo ka qenë një qasje tepër e rrezikshme për Ballkanin, dhe e tillë tashmë as nuk diskutohet”, është shprehur Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 3 orë më parë