Kusari-Lila: Kam kërkuar që intervistat për pozita publike të incizohen dhe të jenë të pranishme edhe mediat

Kusari-Lila: Kam kërkuar që intervistat për pozita publike të incizohen dhe të jenë të pranishme edhe mediat

NULL NULL
1 month më parë

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pas reagimeve të shumta që janë bërë për punën e konkurseve për pozita në agjencitë publike të vendit, ajo ka kërkuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që personat që intervistohen për këto pozita do të incizohen nga mediat në ato momente.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kjo kërkesë e saj është për të rritur transparencën në procese të tilla, njofton Klankosova.tv.

“Kam kërkuar që të jenë edhe prezente mediat në momentin kur intervistohen kandidatët kjo për të ngritur transparencën, po ashtu do të incizohet edhe procesi i intervistimit”, ka thënë Kusari-Lila.