Kusari-Lila dëmton planin ambicioz të Pacollit NULL NULL 23.04.2016 08:46 23.04.2016 08:46 Plani ambicioz i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, të cilin e ka prezantuar në një intervistë për KlanKosova.tv, që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë 20 për qind të votave dhe të zgjidhet kryeministër i vendit, duket vështirë i arritshëm pas deklarimeve të fundit të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njofton Klan Kosova. Kusari-Lila, njëra nga njerëzit kryesor të AKR-së në vitet e kaluara, ka thënë në një intervistë në Tribuna Channel, se për arsye parimore ka vendosur që më mos të garojë me AKR-në. Ajo pohon se brengat e saj janë në lidhje me menaxhimin e brendshëm të partisë dhe se kritikat shkojnë për nivelin qendror e jo atë lokal. “Nuk do të garoj më me AKR-në, për arsye parimore, që kanë të bëjnë me menaxhimin e brendshëm të partisë”, ka thënë Kusari-Lila, e cila shtoi se, megjithatë rrugëtimi me AKR-në ishte i suksesshëm. Lexojeni KËTU planin e Pacollit, se si e ka ndërmend që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë 20 për qind të votave. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë