Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë kam biseduar me të dhe atë në shqip NULL NULL 10.10.2024 11:17 10.10.2024 11:17 Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur ajo me terroristin Milan Radoiçiq. Ajo shprehet se ka biseduar vetëm për Marrëveshjen e Energjisë me terroristin Milan Radoiçiq, njofton Klankosova.tv. “Një matematikë e thjeshtë e tregon se nuk kemi pasur nevojë për ta. Në korrik 2023, 13 muaj nga largimi i Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm një bisedë përmes telefonit, ka ndodhur me insistim për çështje të sigurisë për Marrëveshjen e Energjisë. Nuk e ndërroj as një pikë as presje nga deklaratat e mia”, tha Kusari-Lila. Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe. “Ajo nuk është bisedë e imja, është bisedë e montuar, vetëm një bisedë kam bërë në gjuhën shqipe”. Tutje shton se lidhur me këtë rast, ajo kërkon ekspertizë të thellë. “Pastrimi i figurës së kryekriminelit Radoiçiq nga mediat është për keqardhje”, thotë deputetja tutje. Për Listën Serbe, Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale. “Lista Serbe e ka dëshmuar se është organizatë kriminale, dhe nuk kanë mundur ta shantazojnë Qeverinë Kurti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan 09/11/2024
Kosova Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen 09/11/2024
Kosova Hamza i tregon datat kur takohet me diasporën: Jeni pjesë e historisë dhe zhvillimit të Kosovës 09/11/2024