Kusari lëshon “bombën”, i kthehet opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin fotot me dhurata për fëmijët e Radoiçiqit NULL NULL 10.10.2024 12:02 10.10.2024 12:02 Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka përsëritur edhe në kuvend se biseda me Milan Radoiçiqin është e montuar. Me ton tepër të lartë për shkak të zhurmave nga disa deputetë në kuvend, e me shiritin “Danger” të vendosur nga Haki Abazi”, ajo bëri paralajmërimin bombë për disa zyrtarë e udhëheqës të shtetit lidhur me Radoiçiqin. Duke iu kthyer deputetes Time Kadrijaj e Abelard Tahirit, ajo tha: “Imagjinojeni kur t’iu dalin fotografi nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit, dhuratat për fëmijët e tij nga zyrtarë e udhëheqës, e fotot kush e ka vizituar e kush ka pasur biznese”. Më tutje, ajo tha se Lista Serbe po i mungon disave në kuvend. “Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni ta pasqyroni dhe atribuoni bashkëpunimin që keni pasur ju me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po doni me bë shpifje dhe falsifikime. Aq shumë po ju mungojnë se nuk janë këtu prezent që 28 muaj me qeverinë Kurti e me këtë pozitë Lista Serbe nuk është në kuvend. Ju në pamundësi për me i pasë ata me ju ndihmu, duheni të fabrikoni dhe çka bëni, i thirrni bashkëpunëtorët dhe bashkëpronarët e Radoiçiqiqit për me ju fabriku materialin që duhet ta publikoni. Slavko Simiq prej qershorit të vitit 2022 nuk është ulur në këto ulëse. Radoiçiqi me qeverinë Kurti është i përndjekur prej Interpolit dhe Kosovës e natyrisht ai nuk ka shanse të kthehet në Kosovë, asnjëherë, vetëm duarlidhur”. “Kur po flisni për këto bashkëpunime ju kujtoje Time Kadrijaj pjesa e qeverisë në të cilën ke qenë ti, ka qëndruar në kuvend 7 orë e ka pritur Listën Serbe për me ardh prej Beogradit me t’i jep votat që Haradinaj të bëhet kryeministër. Kjo nuk ka ndodh me qeverinë Kurti”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 2 orë më parë