Kurtishaj arsyeton rritjen e çmimeve: Veç këtu i bën 600 km deri në Velipojë me 10 euro

Kurtishaj arsyeton rritjen e çmimeve: Veç këtu i bën 600 km deri në Velipojë me 10 euro

NULL NULL
1 month më parë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë që rritja e çmimeve të linjave të autobusëve ka ndodhur vetëm për disa destinacione të transportit ndërurban.

“Informatën  që janë rritur çmimet e kam marrë nga mediat. Rritja do të ndodhë për disa destinacione të transportit ndërurban. Nuk është që jam në ngjarje sa i përket ngritjes së çmimeve pasi i takon secilës kompani që të caktojë çmimin e biletës dhe nuk është bërë në mënyrë të organizuar. Shoqata jonë nuk ka pasë asnjëlloj takimi ose mbledhje për të diskutuar për ngritjen e çmimit të biletave të udhëtimit”.

Kurtishaj në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, tha që sektori i transportit rrugor të udhëtarëve është më i dëmtuari në Kosovë sa i përket COVID-19.

“Që nga viti 2015, sektori i transportit rrugor të udhëtarëve përballet me probleme të shumta siç është problemi i mosrimbursimit të TVSH-së, qoftë për naftën e blerë ose për pjesët rezervë. Pra, jemi një sektor i cili realisht që është më i dëmtuari  ,jo vetëm në Kosovë por nuk ke asnjë vend tjetër që nuk ka rimbursim të TVSH sa i përket importit të autobusëve me rastin e hyrjes në Kosovë dhe nuk rimbursohet TVSH-ja për naftë”.

“Janë transportuesit të cilët me mundin e tyre pasi me mundin e tyre mbajtën gjallë sistemin e transportit rrugor të udhëtarëve. Këta transportues që 20 vjet nuk kanë kërkuar asnjë mbështetje nga shtetim por janë këta që nga situata me pandeminë janë para falimentimit. Janë dëmtuar por nuk kanë kërkuar ndihmë financiare”.

“Nuk ka ngritje të çmimeve në të gjitha destinacionet. Në cilin vend të rajonit apo Evropës mund të udhëtohet 35 kilometra për 0.80 cent apo 1 euro bileta? Kjo ndodh vetëm në Kosovë. Këtë çmim e ka Ferizaj dhe Drenasi, pra çmimet e biletave janë në Kosovë më të lira. I bën 600 km Prishtinë-Velipojë dhe e ke pasë çmimin e biletës 10 euro. Në cilin vend të rajonit ndodh një gjë e tillë. Kur kemi në konsideratë problemet që i kemi si ajo e TVSH-së dh që qeveria e Kosovës gjatë 2020, mori një vendim që e bllokoi transportit asnjë autobus dhe asnjë kompani s’ka funksionuar dhe pas fillimit të punës këto kompani kanë filluar punën me shfyrtëzim të kapacitetit vetëm 50 përqind”, ka thënë Kurtishaj.