Kurti për Demaçin e Deharin: Kush jehon, rron edhe kur s’jeton NULL NULL 26.02.2023 12:21 26.02.2023 12:21 Në të njëjtën ditë, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe aktivisti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shënohet ditëlindja e tyre. E në kujtim të tyre, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka vizituar familjet e tyre. Kurti përpos ditës i ka lidhur simbolikisht edhe inicialet e emrave të tyre, A.D. Ai tha se Demaçi e Dehari do të rrojnë përherë. “Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, tha Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 37 minuta më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 1 orë më parë