Kurti viziton Malishevën dhe Prizrenin (VIDEO) NULL NULL 09.04.2020 21:59 09.04.2020 21:59 Ka dalë ta presë dikë që e kritikoi se nuk po e mbështet sa duhet në ditët më të vështira. Njëjtë Ragip Begaj u ankua edhe të ënjtën kur kryeministri në detyrë Albin Kurtin i erdhi mysafir në Malishevë, njofton Klan Kosova. Në vendin që po konsiderohet vatër e pandemisë me 66 të infektuar, me COVID-19, shefit të qeverisë iu rrëfyen nevojat që ka kjo komune e që nuk janë të pakta. E shefi i Qeverisë, që këtu u pa me maskë fort të shtrënguar për fytyre, u zotua se angazhohet që edhe vendin në të cilin u regjistrua viktima e 6 e virusit Corona të trajtohet si komunat tjera. Këtë tempo të përkushtimit Kurti e tregoi edhe në Prizren kur u prit nga bashkëpartiaku i tij Mytaher Haskuka. Kronikë nga Arbëresha Shpati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 43 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 49 minuta më parë