Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radoiçiq

Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radoiçiq

NULL NULL
2 months më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot, sesa kurdo herë tjetër që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri Kurti, pas akuzave të Haradinajt, se ekziston një plan për ta dorëzuar Veriun, nga dy operacionet e fundit, njofton Klankosova.tv. Madje kryeministri tha se Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radoiçiq.

“Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj, tani e sot, më shumë se kurdoherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. A ka shumë punë e sfida? Po, sepse ato janë të trashëguara, por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Milan Radoiçiq. Atëherë ka qenë veriu i rrezikuar. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentëllmene me kriminelë. Nuk e rrezikon veriun policia. Veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanë të të gjitha ngjyrave dhe përkatësive dhe kjo ka ndodhur publikisht në korrik të vitit 2018. Atëherë është rrezikuar veriu, jo tash”, tha Kurti.