Kurti uron Fitër Bajramin: Mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë NULL NULL 21.04.2023 07:34 21.04.2023 07:34 Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit. Kurti ka uruar mirësi e begati në shtëpitë e qytetarëve dhe për shtetin tonë, njofton Klankosova.tv. “Me fat Fitër Bajrami! Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023