Kurti: Topi është te Serbia, diskutimi duhet të bëhej “pse s’po nënshkruan ajo”, e jo “kur do të themelohet Asociacioni” NULL NULL 21.03.2023 11:16 21.03.2023 11:16 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se për marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës. I pyetur se a do të ratifikohet kjo marrëveshje në kuvend, Kurti tha se “besoj se tash topi nuk do të duhej të ishte të Kosova”, teksa kërkoi kontributin e të gjithëve për këtë. “Topi është në anën e Serbisë, pse nuk po nënshkruan ajo”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se në vend se diskutimi, sipas tij, të bëhej se “pse nuk po e nënshkruan Serbia marrëveshjen”, diskutimi po bëhet se “kur do të themelohet Asociacioni”. “Andaj, është e rëndësishme që t’i qëndrojmë besnikë interesave shtetërore të popullit tonë, sepse ne kemi qenë kreativ”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months