Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit, këtë gjuhë e njeh më së miri NULL NULL 28.03.2023 11:50 28.03.2023 11:50 Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtroj trysni mbi Beogradin sepse këtë gjuhë e njeh më së miri. Në një intervistë për Top Channel, ai ka shtuar se Serbia nuk është shtet demokratik dhe se pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vetë, njofton Klan Kosova. “Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin sepse ka dëshmuar se këtë gjuhë e njeh më së miri”. “Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysu mbi popullin e vetë. Atje nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin”. Sipas tij, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të mund të sillte rezultate. “Është e domosdoshme kjo për shkak se autokratët, bujarinë e kuptojnë si frikë apo dobësi të palës tjetër”. “Në këto dy vite, Serbia ka synuar të marr para nga BE-ja, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga ShBA-ja. Perëndimi duhet t’i tregojë se kjo nuk është e mundur më”. Kurti ka folur edhe për nenin 7 të planit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, në Kosovë nuk mund të ketë një superminoritet. “Askund nuk ka autonomi për serbët lokalë në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës e unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vet-menaxhim, e kjo do të thotë që kemi referencë veç se tek marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare”. “Nuk ka vetëqeverisje dhe ka veç njohje de-fakto mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të kemi superminoritet në Kosovë. Nuk mund të kemi njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike apo fetare sepse privilegji për dikë bëhet diskriminim për dikë tjetër”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 47 minuta më parë