Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti thur elozhe për qeverisjen e tij katërvjeçare

NULL NULL
02.12.2024 11:43
Kryeministri Albin Kurti
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur sot përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për qeverisjen e tij katërvjeçare.

Ai para tyre tha se qëndron me krenari dhe vetëbesim, pasi sipas tij këto katër vjet qeverisje nga ta, kanë qenë të mbushura me plot arritje, njofton Klankosova.tv.

“Sot qëndroj para jush me krenari dhe vetëbesim mbi këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me përplot të arritura, dhe me më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar”, tha Kurti.

“Është një histori ndryshimesh të cilat e prekin jetën e përditshme e të gjithë qytetarëve, që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin njëkohësisht për një të ardhme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat që do t’i prezantoj, padyshim se kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje, mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësitë për të ardhmen, pa diskriminim e pa privilegje”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.