Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti thotë se Vala do të bëhet lider në Kosovë, Rizvanolli njoftohet me tenderët

NULL NULL
10.01.2022 14:24

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të hënë ka zhvilluar një vizitë në Telekomin e Kosovës.

I pari i qeverisë tha se Telekomi para një dekade kishte dividentë milonëshe, ndërsa tani Kurti tha se është i interesuar që këtë kompani ta bëjnë lider në Kosovë.

“Ne jemi të interesuar që Telekomin, Valën ta bëjmë lider në Kosovë, ashtu sic ka qenë dhe për këtë arsye i kemi dhënë mbështetje financiare në vitin që lamë pas, por në vitin 2022 jemi të interesuar që edhe qeveria edhe Telekomi, ta nxjerrim Telekomin nga kriza e ta vendosim në binarët e zhvillimit, për të mirën e qytetarëve si konsumatorë dhe shtetit të Kosovës”, është shprehur Kurti në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se Telekomi, si ndërmarrje publike ka pasur përmirësim të performancës.

“Bordi dhe menaxhmenti i Telekomit kanë qenë aktiv dhe  të suksesshëm në ngritjen e performancës, uljen e shpenzimeve operative, në ndërprerjen e kontratave të dëmshme, parandalimet dhe shfuqizimet në gradime të paligjshme, ku kanë bërë gjashtë Kallëzime Penale për kontrata të ndryshme të dëmshme që janë gjetur në të kaluarën dhe kanë filluar një proces të ristrukturimit për të cilën e kanë përkrahjen tonë”, ka thënë Rizvanolli në konferencë për media.

Më tej, e para e dikasterit të Ekonomis tha se Telekomi tashmë ka shpallur procedurat për investimet që kjo kompani tashmë ka shpallur procedurat e prokurimit.

“Synimi ynë, se bashku me Telekomin është të shohim nga e ardhmja. Përderisa raportojmë në prokurori e polici shkeljet që janë bërë në të kaluarën dhe tani është koha të shohim përpara për investimet që janë esenciale për Telekomin, për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, e që janë investimet në rrjet, investimet në implementimin e kodit shtetëror të Kosovës, dhe investimet në dhomën e përgjimeve të cilat janë cështje të sigurisë kombëtare e për të cilat u njoftova sot se Telekomi i ka shpallur procedurat e prokurimit”, është shprehur Rizvanolli, transmeton klankosova.tv.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro si mbështetje për Telekomin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.