Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti thotë se sot u vendos baza ligjore për trajtimin e qenve endacakë

NULL NULL
25.05.2023 19:44
Qentë endacakë
Qentë endacakë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat që duhet plotësuar nga Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese, vendoset themeli i bazës ligjore për trajtimin e qenve endacakë.

I pari i qeverisë tha se me këtë përcaktohen kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet.

“Ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës si dhe veprimet e sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë Udhëzim Administrativ, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se caktohet baza ligjore për secilën komunë se si duhet t’i trajtojnë qentë endacakë.

“Ato kafshë të cilat përbëjnë rrezik të përhapjes së sëmundjeve tek kafshët e tjera apo tek njerëzit si dhe shprehin agresivitet dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve e shëndetin publik; do të eutanazohen”, tha Peci, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.