Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 30.03.2023 22:35 30.03.2023 22:35 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se s’ka dëgjuar për marshin “Liria Ka Emër” për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Kurti, në Rubikon në Klan Kosova, tha se nuk e di nëse do të marrë pjesë në të, njofton Klankosova.tv. “Po e shoh organizatorin dhe kërkesën dhe po e vlerësoj. Unë me të thënë të drejtën nuk është se e kam dëgjuar këtë iniciative, por si është dita ime këtu, ndonëse duket afër 2 prilli i së dielës, ka ca kohë”, u shpreh Kurti. Kujtojmë se deri tash shumë politikanë e figura publike, pos që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me marshin. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023