Kurti thotë se objektiv të radhës ka menaxhimin e aseteve të trashëgimisë kulturore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti thotë se objektiv të radhës ka menaxhimin e aseteve të trashëgimisë kulturore

NULL NULL
21.05.2023 23:02

Kryeministri i vendit Albin Kurti, i ka dedikuar një reagim ditës ndërkombëtare, të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Ai shkruan se e vlerësojnë lartë pasurinë e shumëllojshme të shtetit të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

E duke qenë që Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, sipas tij përfitimet për shoqërinë nga mbrojtja e saj nuk janë të pakta.

”Respektojmë diversitetin kulturor, promovojmë historinë e identitetin, mbështesim zhvillimin e paqen

Në ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim njohim dhe vlerësojmë pasurinë e shumëllojshme të shtetit tonë, dhe rolin e saj në promovim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë. Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta.

Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e shtëpi tradicionale, mulli, ndërtesa historike e publike për të promovuar harmoninë ndër-fetare si vlerë universale të shoqërisë sonë dhe historinë tonë të pasur kombëtare e shoqërore.

Shumë punë janë bërë dhe akoma më shumë punë na presin në fuqizimin e muzeve publik ku ruhen dëshmitë materiale të lashtësisë, dhe pasqyrohen traditat e vlerat e trashëgimisë shpirtërore kulturore të popullit tonë.

Vazhdojmë me gërmime profesionale në lokalitetet tona arkeologjike, ndërsa ato po i bëjmë edhe me plane e njësi menaxhimi për t’i pritur më mirë vizitorët dhe edukuar më drejt fëmijët e të rinjtë tanë.

Kemi bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave. Objektivi ynë i radhës është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore.

Bashkë do të sigurohemi që pasuria jonë kulturore të përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë”.