Kurti thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përgatitet mirë dhe të jetë parimor NULL NULL 08.03.2021 21:06 08.03.2021 21:06 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se detyra e parë dhe urgjente e Qeverisë së re do të jetë sigurimi i vaksinës kundër virusit COVID-19. Kjo u bë e ditur në njoftim e LVV-së të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se Kurti këtë deklaratë e pati gjatë takimit që u mbajt këtë të hënë me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl. “Për këtë, të dyja palët ndanë bindjen që shtetet mike duhet ta ndihmojnë Kosovën për ta siguruar atë në sasi sa më të madhe dhe sa më shpejtë. Çështje tjera që u diskutuan krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe raportet ndërfqinjësore”. “Kryetari Kurti përsëriti qëndrimin tonë që ky proces të përgatitët mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues. Në fund, të dyja palët shprehën vullnetin për ta zgjeruar bashkëpunim në çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe për t’i thelluar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë