Kurti: Termi i marrëveshjes së 4 prillit është “viktimat e zhdukura me dhunë” NULL NULL 06.04.2023 10:13 06.04.2023 10:13 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se termi i përdorur në marrëveshjen e fundit në Bruksel mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit është “viktimat e zhdukura me dhunë”. Kurti tha se ai është termi i cili është dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes. “Pra, edhe atëherë kur do të thuhet “personat e pagjetur” “të zhdukur”, “që mungojnë”, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, kreu i qeverisë tha se bashkë me Bislimin do të analizojnë rezultatin e takimi më 4 prill, teksa bëri të ditur se për këtë muaj ai është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Mirëpo, edhe një herë po e theksoj, duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen, i 10-it, i cili është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme”. “Por, si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër është pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht të zhdukurve me dhunë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023