Kurti takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit NULL NULL 13.03.2023 12:48 13.03.2023 12:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim u diskutua për sundimin e ligjit dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, përcjell Klankosova.tv. “Me z.Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet në njoftim. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 2 orë më parë