16:49, 26 Shkurt 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës takon Kryeministrin e Kosovës

Kryeministri i ri, Albin Kurti, ka takuar sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ku diskutuan bashkëpunimin ndërinstitucional dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat në funksion të fuqizimit të sektorit privat.

Ndër të tjera, Rukiqi prezentoj prioritetet e OEK-ut dhe kërkesat specifike të anëtarëve për temat në vijim:

Sundimi i Ligjit; Eksporti; Investimet; Oda dhe fuqizimi i rolit të Odës; Prodhimet vendore; Informaliteti; Edukimi dhe Punësimi; Politikat Fiskale; Prokurimi Publik; Marrëdhenjet tregtare rajonale dhe Dixhitalizimi, njofton Klan Kosova.

Kurti theksoi rëndësin e vazhdimit të bashkëpunimit me OEK-un, në avancimin e agjendës zhvillimore të vendit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë