Kurti takon përfaqësuesit e FSShK-së, diskutojnë për përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takon përfaqësuesit e FSShK-së, diskutojnë për përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë

NULL NULL
09/08/2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ku kanë biseduar për bashkëpunim në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë përmes dialogut social.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në, njofton Klankosova.tv.

Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.

Në një kumtesë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë.