Kurti takon për herë të parë shefen e zyrës së KiE-së në Kosovë, flasin për mundësitë e reja bashkëpunimi NULL NULL 15.08.2024 14:08 15.08.2024 14:08 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey. Në këtë takim të parë të tyre, Kurti theksoi bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, njoftojnë nga zyra e kryeministrit. Më tej theksohet se ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies, nga të cilat, siç thuhet në kumtesë, kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim. Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit. Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfiskohet mjaltë në aeroportin "Adem Jashari" në vlerë të rreth 3 mijë eurove 10 orë më parë