Kurti takon kryetaren e qytetit të Johnstonit, flasin për marrëdhëniet mes Iowas e Kosovës NULL NULL 10.12.2024 15:15 10.12.2024 15:15 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetaren e qytetit të Johnston në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paula Dierenfeld. Bëhet e ditur se Kurti dhe Dierenfeld folën për marrëdhëniet mes Iowa-s dhe Kosovës, teksa thuhet se trajtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në fusha si agrikultura, arsimi, mbrojtja dhe sporti. “Kryeministri Kurti e njoftoi për zhvillimin ekonomik e progresin demokratik të vendit në katër vitet e fundit, duke veçuar dhe investimet e avancimet në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes”. “Shtoi se Kosova është edhe shtëpi e organizimeve të rëndësishme sportive, gjersa po përgatitemi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ndërkohë që në korrik të vitit të ardhshëm do mirëpresim Kampionatin Evropian në volejboll për grupmoshat U16 të vajzave së bashku me Shqipërinë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se Kurti theksoi edhe bashkëpunimin, partneritetin dhe aleancën e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përmendi programin Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, si investim në energjinë e ripërtërishme përmes baterive për ruajtjen e energjisë, në vlerë mbi 236 milionë dollarësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore 3 orë më parë