Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takon ish-kongresistin Deutch, folën për progresin ekonomik dhe demokratik

NULL NULL
19.02.2023 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Drejtuesin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, dhe ish-kongresistin amerikan, Theodore Deutch.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se në këtë takim, ndër të tjera është folur për progresin ekonomik dhe demokratik.

“Me z. Deutch, kryeministri Kurti foli për arritjet kryesore të qeverisë në këto dy vite. Për progresin ekonomik dhe demokratik, suksesin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin në raportet ndërkombëtare dhe reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit, që kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e imazhit të vendit. Në këtë kontekst, ai shtoi se Kosova ofron mundësi dhe mjedis të favorshëm për investitorë të huaj, duke ftuar kështu kompanitë izraelite që të eksplorojnë mundësitë për investime në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Deutch e ka uruar Kurti dhe popullin e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë, përcjell Klankosova.tv.

“Z. Deutch e uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ai u shpreh mirënjohës për marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Si Komitet, ai tha se mbështesin Kosovën në synimet e saj dhe se janë të gatshëm dhe të vullnetshëm për bashkëpunim”, thuhet tutje në njofim.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.