Kurti takon disa sindikata, disa i injoron (VIDEO) NULL NULL 03.12.2021 20:40 03.12.2021 20:40 Kthimi i pacientëve pa shërbime, e mosmarrja e mostrave për testim nuk mjaftuan që qeveria t’i thërras në takim drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë. Madje, as ata të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, që po paralajmërojnë greva nëse nuk zbatohet Ligji i Pagave. Por, në zyrën e kryeministrit, këtë të premte u ftuan përfaqësuesit e punëtorëve të institucioneve të shërbimit civil në nivelin qendror. Këta thonë se iu premtua dialog për kërkesat e tyre. Takimin për të cilin nuk patën njohuri, kreu i FSSHK-së, Blerim Syla, e quajti tinëzar, meqë mantelbardhët këta kanë dërguar vazhdimisht kërkesa për të shprehur pakënaqësitë e tyre në ekzekutiv.
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023